Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është duke vazhduar me ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës.
Nga komuna e Istogut ajo ka shpërndarë një video në llogarinë e saj në Facebook, ku ka lëvduar bukuritë natyrore të këtij vendi, raporton Klan Kosova.
“Bjeshkët e jashtëzakonshme dhe burimi i ujit që po ndjehet këtu e krijojnë një freski dhe i japin një bukuri të jashtëzakonshme të cilat duhet t’i promovojmë dhe mbështesim me projekte”, ka thënë Osmani.