Presidentja Vjosa Osmani, e ka uruar Donald Trumpin për fitore në garën për president të Amerikës.
Ajo thotë se ShBA-ja mbetet e palëkundur dhe aleat i domosdoshëm i Kosovës, dhe u shpreh se mezi pret të punojë me Trumpin me për të thelluar më tej aleancën strategjike.
“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald Trumpin dhe JD Vance për zgjedhjen e tyre si president dhe zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara. SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lire”, ka shkruar Osmani, njofton Klankosova.tv.