0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Osmani uron Suedinë që e mori udhëheqjen e BE-së: Mezi presim të punojmë për ta sjellur Kosovën më afër BE-së

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Suedinë me rastin e marrjes së kryesimit të Presidencës së radhës të Bashkimit Europian.

Ajo me këtë rast ka thënë se mezi presin të punojnë së bashku në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.

“Ua uroj partnerëve tanë suedezë një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së. Mezi presim të punojmë së bashku për të përmbushur objektive tona të përbashkëta, për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të forcuar unitetin kundër përpjekjeve për të minuar vlerat dhe interesat tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Suedia sot e ka marrë kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Europian, e cila ndryshon një herë në 6 muaj. Presidencën e BE-së të njohur edhe si Presidenca e Këshillit të BE-së, Suedia do ta marrë nga Çekia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img