Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.
Osmani shkruan se kjo festë është një mundësi e mirë për të çmuar lidhjet familjare e miqësore si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre në nevojë.
“Kurban Bajrami është mundësi reflektimi mbi solidaritetin, sakrificën e tolerancën. Është mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare dhe miqësore, si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre në nevojë.
Derisa sot mblidhemi së bashku për të festuar, le të kujtojmë frymën e unitetit dhe harmonisë që simbolizon kjo festë. Me shpresën që kjo festë të sjellë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati, ju uroj edhe një herë me fat Kurban Bajramin”, shkruan Osmani.