22.7 C
Pristina
Sunday, April 20, 2025

Buy now

spot_img

Osmani uron Pashkwt: Kjo festë na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Pashkët.

Ajo ka shkruar se kjo festë na e kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë.

“Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne”, ka uruar Osmani.

Urimi i Presidentes Osmani për Pashkët:

Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje!

Kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë.

Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne.

Gëzuar për shumë mot Pashkët!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img