0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani uron Pashkët ortodokse: Festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës

Presidentja Osmani ka uruar Pashkët ortodokse, duke thënë se ato janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës.

“Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje! Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë. Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen! Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë! Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodoksë!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img