Site icon PrishtinaPress

Osmani uron Macronin për Ditën Kombëtare të Francës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj francez, Emmanuel Macron, për Ditën Kombëtare të Francës.

Osmani tha se lidhja e fortë mes Kosovës e Francës demonstrojnë angazhimin e vazhdueshëm për të forcuar partneritetin.

“Urime të sinqerta Presidentit Emmanuel Macron dhe miqve dhe aleatëve tanë francezë për festën e 14 korrikut. Lidhjet e forta midis dy vendeve të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta demonstrojnë angazhimin tonë të vazhdueshëm për të forcuar partneritetin tonë në rritje”, tha Osmani.

Exit mobile version