Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq në marrjen e mandatit të tretë, teksa është shprehur krenare me partneritetin dhe mbështetjen për Kosovën.
“Urime mikut të dashur të Kosovës, Andrej Plenkoviq në mandatin e tretë si Kryeministër i Kroacisë! Jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë dhe vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj të patundur dhe të vazhdueshme”- ka shkruar Osmani në rrjetin X.
Kroacia të premten mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ).
Parlamenti kroat votoi për një qeveri të re me 79 vota, ndërsa një deputet abstenoi dhe 61 deputetë votuan kundër.
Votimit i parapriu një diskutim gjithë-ditor, dhjetë orë, raportojnë media kroate.