Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e Ganës Nana Akufo-Addo dhe popullit të këtij shteti Ditën e Pavarësisë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Uroj që e ardhmja të sjellë prosperitet dhe unitet të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët e Ganës”, shkroi Osmani në postimin e saj në platformën X, ku ka postuar edhe një fotografi urimi për këtë shtet.