1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani uron fillimin e vitit të ri shkollor: Arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor, duke thënë se beteja për dije nuk përfundon kurrë.

Në nisjen e këtij viti të ri shkollor, Osmani ka thënë se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmërisë, të menduarit kritik dhe kreativitetin.

“Me mendje të hapura për dije dhe zemra të mbushura me emocione, nxënësit tanë po e nisin këtë vit të ri shkollor, i cili është një kapitull i ri, një mundësi për të  mësuar diçka të re, për ta sfiduar veten dhe për ta zgjeruar horizontin e dijes”, ka thënë Presidentja Osmani.

Tutje, Osmani ka uruar që sukseset të shënojnë çdo ditë të këtij viti shkollor.

“Ndërsa po nisni një vit të ri shkollor, le ta sjellim në vëmendje se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmërisë, të menduarit kritik dhe kreativitetin. Beteja për dije nuk përfundon kurrë! Urime 1 shtatori! Sukseset e shënofshin çdo ditë të këtij viti shkollor!”, citohet të ketë thënë Osmani, sipas njoftimit të ZPRK.

Ndryshe, nga viti 2008, Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore.

Por, sivjet, me vendim të ministres Arbërie Nagavci, tekstet shkollore duhet të blihen nga vetë prindërit e nxënësve, me rimbursim.

Platforma online e Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, ku prindërit kanë mundur të aplikojnë për sigurimin e të hollave, është hapur më 25 gusht – saktësisht një javë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Ministria e Arsimit ka ndarë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img