Site icon PrishtinaPress

Osmani uron Biden për përvjetorin e pavarësisë së ShBA-së

Presidentja e Republikës së Shqipërisë, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj amerikan, Joe Biden, me rastin e 246 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka uruar Biden duke thënë se është e lumtur për arritjet e përbashkëta mes Kosovës dhe ShBA-së.

“Sot populli i Kosovës bashkohet me gjithë zemër me presidentin Joe Biden dhe të gjithë miqtë tanë amerikanë në festimin e 4 Korrikut .

Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta dhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta. Së bashku, ne do të vazhdojmë të shkojmë nga forca në forcë” ka shkruar Osmani në Twitter.

Të premten në mbrëmje, në ambientet e Ambasadës Amerikane në Kosovë është festuar 4 Korriku, me shumë të ftuar, nikoqir i të cilëve ishte ambasadori Jeffrey M. Hovnier, dhe në mesin e të cilëve ishte edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Exit mobile version