Site icon PrishtinaPress

Osmani: Unë nuk e votoj rrëzimin e Qeverisë, ju bëj thirrje edhe deputetëve të votojnë kundër

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Osmani bëri thirrje që deputetët mos ta votojnë mocionin, ditën e nesërme.

“Natyrisht unë e kam shprehur qëndrimin tim kundër mocionit, për shkak se kam besuar se që nga 6 tetori e vetmja mënyrë që vendit tonë t’i sigurojmë Qeveri me legjitimitet, Qeveri që ka të përfshirë njerëz që nuk janë të korruptuar dhe e luftojnë krimin. Kam besuar dhe punuar për një Qeveri të tillë, por përkundër të gjithave mendoj që partnerët e koalicionit kanë pasur hapësirë të gjejnë zgjidhje. Absolutisht nuk e përkrahi mocionin dhe natyrisht i bëj thirrjeve deputetëve të mos e votojnë këtë mocion”, tha ajo para mediave.

Seanca për rrëzimin e Qeverisë do të mbahet nesër në ora 11:00.

Exit mobile version