1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Osmani ‘ul tonet’ kur pyetet për raportet me Kurtin: Të bëhemi sërish bashkë, t’i bashkojmë forcat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për Zërin e Amerikës, është pyetur ndër të tjera edhe për raportet me kryeministrin Albin Kurti, bashkërendimin me të, si dhe për shqetësimet ndërkombëtare. Osmani siç duket këtë herë vendosi që t’i ‘ulë’ pak tonet dhe bëri thirrje për ribashkim, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani tha se duhet të ketë bashkëpunim, ndonëse “jo domosdoshmërisht e kemi qasjen e njëjtë”, duke shtuar se insistimi i saj ka qenë që të gjitha veprimet të bëhen duke punuar edhe me aleatët.

“Natyrisht që jo vetëm këto shqetësime, por të gjitha çështjet i diskutojmë shumë hapur. Rolet tona në Kushtetutë janë të caktuar dhe të ndara, por megjithatë ekziston sistemi i “kontrollit dhe balancës”, sipas parimeve që vet Kushtetuta jonë i ka përqafuar. Mirëpo, është në interes të Republikës së Kosovës që ne të bashkëpunojmë, që ne të bashkërendohemi, gjithnjë duke e vënë si pikë udhërrëfyese interesin e qytetarëve tanë dhe interesin e Republikës së Kosovës, parime këto që edhe na kanë bërë bashkë në vitin 2021. Jo domosdoshmërisht e kemi qasjen e njëjtë, megjithatë sa i përket interesave afatgjata të shtetit tonë, sa i përket synimit final, ne nuk dallojmë.

E duam një Kosovë të fuqishme, sovrane në çdo cep të territorit, një Kosovë të integruar në familjen euro-atlantike, në mekanizmat nga të cilat përfitojnë qytetarët tanë, një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht. Mbi të gjitha, një Kosovë ku sundon ligji e jo kriminelët. Prandaj në këtë aspekt jemi të pakompromis. Por, insistimi im i vazhdueshëm është që në mënyrë që të gjitha këto veprime që janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën të jenë me sukses më afatgjatë dhe më të qëndrueshme, duhet vazhdimisht të punojmë bashkë me aleatët tanë. Mos të harrojmë që aleanca me Shtetet e Bashkuara është ndër themelet e shtetit tonë. “

Në pyetjen se “Objektivin (me Kurtin) e keni të njëjtë por mënyra se si do shkoni deri atje, mund edhe ta ngadalësojë procesin…apo jo?

Osmani është përgjigjur “Ne duhet të bëjmë atë që në ShBA dhe në ushtri e quajnë “regroup” and “reorganize”. Pra, të bëhemi sërish bashkë, t’i bashkojmë forcat sepse interesi i Kosovës është përtej dallimeve që mund t’i kemi. Ne e shohim që në këtë moment kur ka luftëra në botë, Kosova nuk është top prioritet në botë, jemi pak për të qenë të ndarë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img