11 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Buy now

spot_img

Osmani udhëton për në New York, e presin takime me liderë botërorë

Presidentja  Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.

Përgjatë kësaj vizite, Osmani në takime me homologët e saj do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera në përfitim të qytetarëve tanë.

Ajo poashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.

Në agjendën e presidentes do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img