13.8 C
Pristina
Thursday, April 24, 2025

Buy now

spot_img

Osmani ua kërkon partive politike emrat për anëtarë të rinj të KQZ-së

Presidentja Vjosa Osmani, iu ka kërkuar partive politike që t’i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Siç merr vesh Klankosova.tv, Osmani tashmë ua ka dërguar një shkresë grupeve parlamentare që janë regjistruar në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë shkresë, shefja e shtetit ka kërkuar nga partitë politike propozimet e tyre të dërgohen në Presidencë brenda afateve ligjore.

Klankosova.tv i ka shkruar Presidencës dhe është një pritje të një përgjigje zyrtare për të marrë informacione shtesë lidhur me këtë zhvillim.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, mandati i anëtarëve të KQZ-së është i lidhur me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Me këtë rast, ligji e obligon presidenten që jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend të ua kërkojë grupeve parlamentare propozimet për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njofton Klankosova.tv.

Në nenin 61 i këtij ligji, ku flitet për mandatin dhe emërimin e anëtarëve të KQZ-së, jepen detaje për këtë çështje.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, bazuar në rezultatet që kanë dalur nga zgjedhjet e përgjithshme, jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend, u kërkon grupeve parlamentare/subjekteve politike që të propozojnë me shkrim kandidatët për anëtar të KQZ”, thuhet në paragrafin 6 të këtij neni.

Tutje, në këtë nen specifikohet se brenda çfarë periudhe kohore partitë politike duhet t`i përgjigjen presidentes Osmani.

“Grupet parlamentare/subjektet politike brenda afatit prej shtatë (7) ditësh i dërgojnë propozimet e tyre dhe emërimi nga Presidenti bëhet brenda pesë (5) ditësh nga dërgimi i propozimeve”, thuhet aty transmeton Klankosova.tv

Mandati i anëtarëve të KQZ-së është i lidhur me mandatin e ciklit zgjedhor dhe në parim fillon jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend.

Fillimi i mandatit sipas këtij neni, nënkupton përfundimin e mandatit paraprak.

Rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, KQZ-ja e ka certifkuar më 27 mars.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img