-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Osmani u drejtohet policëve: Në kohë krize edhe sfidash duhet të qëndroni të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Policia e Kosovës, gjatë çerek-shekullit të punës së saj, vazhdon të jetë një nga institucionet me të besueshme për qytetarët e Kosovës, raporton EO.

Osmani, në ceremoninë qendrore për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë, ka thënë se puna e tyre ka qenë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron rendi dhe qetësia.

Ajo ka kujtuar edhe 23 policët e rënë në detyrë, dhe policin e fundit Afrim Bunjaku, trimëria e të cilëve, siç tha ajo i frymëzon të gjithë.

“6 shtatori shënon një moment të rëndësishëm të Policisë sonë, një ditë që nuk është vetëm një festë e institucionit por nderim për sakrificën e grave dhe burrave që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë si gardianë të rendit, sigurisë dhe sovraniteti tonë”.

“Policia, gjatë këtij çerek-shekulli, vazhdon të jetë një nga institucionit më të besuara e të rëndësishme të shtetit tonë. Puna juaj ka qenë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron rendi e qetësia”.

“Nuk mund të flasim për Policinë e Kosovës pa përmendur policët e rënë në detyrë. Në mesin e 23 policëve të rënë në detyrë, i fundit është Afrim Bunjaku, trimëria e të cilëve na frymëzon të gjithëve. Ai bashkë me shumë të tjerë bëri sakrificën më te madhe për vendin tonë. Trashëgimia e të gjithë atyre që dhanë jetën për liri jeton në vlerat që ju pjesëtarët e Policisë së Kosovës i bartni çdo ditë”.

“Në kohë krize edhe sfidash duhet të qëndroni të palëkundur, për sigurinë e shtetit tonë , të ndërtuar me aq mund e sakrificë. Policia jonë duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe të jetë e gatshme tu përgjigjet edhe kërcënimeve të reja, në një ambient gjithnjë e më kompleks”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img