Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me partitë politike ka njoftuar, se 18 dhjetori është data që është diskutuar si dita më e përshtatshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut.
Siç njoftoi e para e shtetit, në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit dhe shtoi se për të siguria e qytetarëve do të jetë primare, raportin Klankosova.tv
“Natyrisht janë diskutuar edhe shqetësimet e tjera të cilat ekzistojnë dhe si presidente e vendit do të bëjë çmos që në koordinim me institucionet e vendit, në veçanti me institucionet e sigurisë, të ndërmerren të gjithë hapat në mënyrë që siguria e qytetarëve të jetë primare, dhe të mbrohen të drejtat e tyre, të cilat janë të garantuara me kushtetutë, përfshirë të drejtën në votë”, ka thënë ajo.
Mes tjerash, Osmani tha se sonte në mbrëmje ose nesër në mëngjes do të konfirmohet data e saktë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ajo ka ftuar ndërkombëtaret për pjesëmarrje në zgjedhje që gjithçka të shkojë qenë dhe sipas kodit elektoral.
Kujtojmë, se AAK-ja nuk ka marrë pjesë në takimin me presidenten në shenjë revolte për zhvillimet e fundit në veri.