Site icon PrishtinaPress

Osmani tregon se cilët ishin mysafirët e parë në Zyrën e Presidentes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka treguar rreth ditës së parë të saj si presidente e vendit.

Osmani ka treguar se të parat që kishte takuar në Presidencë ishin xhudistet.

“Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme 4 prilli sepse qysh në momentet e para pas betimit të marrjes nga detyra nga atëherë kryetari i Kuvendit Konjufca kemi pritur disa njerëz që janë imazhi më i mirë i vendit tonë. Kemi pritur xhudistët tona që kanë qenë mysafirët tona të para në Presidencë pasi kam marr detyrën të cilat janë dhe personat që ja kanë zbardh fytyrën shtetit, e ngritën flamurin e shtetit lartë e më lartë. Pastaj pritëm atomistët, disa prej nxënësve të cilët shkëlqejnë në gara ndërkombëtare në shumë fusha, pastaj edhe familjet e personave të zhdukur me dhunë, nxënës të shkollave të shumta..”, ka treguar Osmani në Radar.

Ajo ka thënë se kur ishte e vogël nuk ka menduar se ka një profesion të paarritshëm për të.

Exit mobile version