Site icon PrishtinaPress

Osmani thotë se Kosova është shembull i demokracisë në rajon dhe përtej

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sot janë të bashkuar me aleatët strategjik për të nderuar republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Në pritjen shtetërore me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë, Osmani përmendi domosdoshmërinë e miqësive dhe aleancave për Kosovën.

Para diplomatëve të shumtë dhe përfaqësuesve të tjerë politikë, e para e shtetit tha se aleatët dhe miqtë kanë qenë burim shprese dhe inkurajimi për Kosovën.

“Aleatët dhe miqtë tanë kanë qenë burim shprese dhe inkurajimi duke na ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe ndihmë mëse të nevojshme. Jeni ju të dashur miq, partneritetet, miqësitë dhe aleancat tona që na keni mundësuar të qëndrojmë të fortë dhe krenar edhe përballë fatkeqësive.

Nga ju dhe përmes jush, ne kemi mundësuar se ne nuk jemi vetëm. Të dashur miq me një ambient, me një pjesëmarrje të tillë, natyrisht do të hasim edhe në dallime mes nesh, por ka një gjë që na bashkon, sonte jemi të përbashkuar për të nderuar republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, e cila shquhet në rajon dhe përtej si shembull i demokracisë”, tha ajo.

Osmani shtoi se shtet-ndërtimi dhe demokracia janë projekte që duhet punuar vazhdimisht. /KP

Exit mobile version