-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani thotë se Kosova do të duhej ta hartonte draftin me SHBA-në: Ka shqetësime për kompetencat e Asociacionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar sërish sa i përket çështjes së draft-statutit të Asociacionit, duke thënë se mënyra më e mirë ka qenë që Kosova të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta bënte draftin.

Ajo u pyet se pse nuk ka tentuar ta bind kryeministrin për një gjë të tillë, teksa shtoi se ka shqetësime sa i përket kompetencave të Asociacionit.

“Këtë gjë e kam thënë shumë para se ta them publikisht në çdo që e kemi pasur me institucionet e tjera sepse një iniciativë e tillë është dashur të vijë nga ata që e udhëheqin dialogun mirëpo pikërisht duke nuhatur që mund të na vijë një i cili jo domosdoshmërish na pëlqen në tërësi nga ana e BE-së, kam insistuar të ulemi ta bëjmë një draft tonin në tërësi në përputhje me Kushtetutën, sepse nuk i takon presidentes ta bëjë një draft”, tha Osmani.

“Sepse ndoshta kryeministrit nuk i janë dukur bindëse argumentet, çka po doni të ju them tjetër”, u përgjigj ajo.

“Dhe ka shqetësime sa i përket …asaj në mënyrën se si do të vlerësohen vendimet e këtij asociacioni pasi do të formohej në një situatë hipotetike, pra këto dy kategori janë më shqetësueset, por unë jam e bindur që Gjykata Kushtetuese duke u bazuar në parimin e profesionalizmit e pavarësisë së saj në asnjë moment nuk do të mund të eliminonte atë që ia kërkon Kushtetuta dhe njëkohësisht atë që vet e kanë thënë në vendimin e vitit 2015.”, tha Osmani në Click.

Osmani po ashtu tha se asnjëherë nuk iu është kërkuar që si presidente të pranojë përmbajtjen e draftit të statutit të Asociacionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img