0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani thotë në Portugali se korrupsioni në Kosovë i përket të shkuarës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se korrupsioni në Kosovë i përket të shkuarës.

Osmani në një intervistë për “DN” në Portugali vlerëson se institucionet e sapozgjedhura në vend po punojnë aktivisht në platformën kundër korrupsionit..

“Absolutisht. Mund të them që korrupsioni i përket së shkuarës, sepse është shumë e rëndësishme të thuhet se institucionet e sapozgjedhura po punojnë aktivisht në platformën kundër korrupsionit”.

Tutje Osmani ka folur edhe për reformat në drejtësi duke thënë se përpjekjet për këtë nuk janë bërë vetëm pse kërkoi BE-ja.

“Reforma e parë e madhe e institucioneve të reja është në sistemin gjyqësor, sepse ne besojmë se pa shtetin e së drejtës nuk mund të kemi sukses në asnjë fushë tjetër, qoftë ekonomia, integrimi, investimet në të rinjtë, barazia gjinore. E gjithë kjo lidhet me të paturit e një sistemi të fortë gjyqësor të aftë për të garantuar siguri dhe barazi për të gjithë. Ky është prioriteti ynë sepse lidhet drejtpërdrejt me suksesin tonë në të gjitha fushat e tjera”.

“Dhe përpjekjet tona për reformën në drejtësi nuk janë bërë vetëm sepse e kërkon BE-ja, por mbi të gjitha sepse është ajo që ne besojmë se është më e mira për qytetarët. Ne po punojmë së bashku me BE-në dhe është e qartë se kemi nevojë për mbështetjen e disa vendeve anëtare, veçanërisht për aksesin në instrumentet financiare për të siguruar që mekanizmat që po ndërtojmë të jenë të suksesshëm. Në të njëjtën kohë kemi nevojë edhe për mbështetje politike dhe morale, sepse kjo nuk është një betejë e lehtë”, deklaroi Osmani.

Lidhur me luftimin e korrupsionit, në anën tjetë, Raporti i Komisionit Evropian i publikar së fundmi ka theksuar se është shënuar përparim i kufizuar.

“Kosova ka bërë përparim të kufizuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por duhet shtuar përpjekjet për hetime më aktive, vendime përfundimtare gjyqësore dhe konfiskim përfundimtar të pasurive të paligjshme”, thuhet në Raportin e KE-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img