1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Të gjithë “non-papers” destabilizuese e kanë burim Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të dokumenteve ‘non-papers’ përmes të cilave pretendohet ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “të gjitha ato ‘non-papers’, që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin tonë e kanë vetëm një burim: Serbinë”.

“Kjo është strategji e vjetër e Serbisë, e përsëritur tani me qëllim që një qasje e tillë të normalizohet e të bëhet pjesë e debatit të përditshëm, e pastaj edhe e agjendës së dialogut, kërkesë kjo e rrezikshme dhe destabilizuese e saj, por dhe e Rusisë. Prandaj, të mos bijmë në kurthin e tillë. Të kemi besim në aleatët tanë, por mbi të gjitha të kemi besim në vetveten”, ka shkruar Osmani.

Më tej ajo ka thënë se “Non-papers”, të tillë lëre që refuzohen nga ana jonë, por as nuk do të mund t’i përcaktojnë veprimet tona e as mbarëvajtjen e dialogut.

“Leximi i kujdesshëm i këtyre ‘non-papers’ dhe ideve që prezantohen aty (siç janë ndryshimi i kufijve, krijimi i regjioneve autonome apo pushteteve të treta) tregon qartë se kush është hartuesi i vërtetë i këtyre dokumenteve”, ka thënë ajo.

“Sot është dita kur kujtojmë më të dashurit tanë fatin e të cilëve ende nuk e dijmë. Përderisa dhimbja jonë për ta vazhdon, përgjigjja rreth fatit të të zhdukurve me dhunë gjendet në Serbi. Asnjë “non-paper”, nuk mund t’i ndryshojë prioritetet e as kërkesat tona të drejta në raport me Serbinë: zbardhja e fatit të të zhdukurve, drejtësia si dhe  reparacionet për dëmet e luftës”, ka shkruar Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img