Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë sot takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve në vend.
Takimi është paralajmëruar të nis në ora 14:00 në një sallë të Kuvendit të Kosovës.
Partitë politike tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen.