Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde.
Përmes një njoftimi të lëshuar nga Presidenca, bëhet e ditur se në takimin dypalësh u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për mundësitë e thellimit tutje të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.
Osmani dhe Rohde biseduan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast presidentja potencoi rëndësinë e veçantë që ky proces të përmbyllet me sukses.
“Tutje, në takim u diskutua për një sërë nismash e projektesh të interesit të përbashkët, gjersa Presidentja Osmani foli edhe për edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si një platformë për ta avancuar bashkëpunimin bilateral në drejtim të përmbushjes së kësaj agjende”, thuhet në njoftim.