Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot presidentin e Zvicrës, Ignazoi Cassis të cilin thotë se e informoi për rëndësinë e anëtaërësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
“Në vazhdë të takimeve me liderë nga mbarë Evropa, bisedova edhe me Presidentin e Zvicrës Ignazio Cassis dhe e informova për rëndësinë thelbësore të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka njoftuar Osmani.
Osmani ka thënë se me Cassis janë diskutuar gjithashtu edhe zhvillimet e fundit në rajon, marrëdhëniet me Zvicrën dhe roli i mërgatës shqiptare në shtetin zviceran.
“Diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë, marrëdhëniet miqësore me Zvicrën, si dhe rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy shteteve tona”, ka njoftuar Osmani.