Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipatin.
Bëhet e ditur se gjatë takimit u fol për pjesëmarrjen e delegacionit presidencial të Kosovës në aktivitetet inauguruese të presidentit të sapozgjedhur të ShBA-ve, Donald Trump.
“Me këtë rast, Presidentja Osmani edhe njëherë konfirmoi angazhimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar thellimin e partneritetit me administratën e re amerikane, bazuar në vlerat e përbashkëta dhe interesat strategjike”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, bëhet e ditur se e para e shtetit me Prattipatin folën edhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për ta ruajtur stabilitetin dhe për t’i çuar përpara reformat demokratike.