Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Papa Françeskun në Vatikan.
Me këtë rast ajo ka njoftuar se Republika e Kosovës ka hapur misionin special në Selinë e Shenjtë, përcjell KlanKosova.tv.
“E nderuar të dekretoj zyrtarisht hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë, pas dy vjetësh përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin”, ka shkruar Osmani në X.
“Kjo është një e arritur e madhe për Kosovën dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-Vatikan, për të cilat ne angazhohemi që të thellohen”.