Site icon PrishtinaPress

Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s, flasin për paqen dhe sigurinë në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me ndihmëssekretarin e NATO-s, Tom Goffus.

Në selinë qendrore të Aleancës Veriatlantike, Osmani dhe Goffus diskutuan për paqen e sigurinë në Kosovë.

“Sot në NATO, në diskutime me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shefja e shtetit në Bruksel u takua edhe me presidentin e ri të Këshillit Europian, Antonio Costa, si dhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Exit mobile version