1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takon Ndihmës Sekretaren amerikane, flet për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në New York ku po zhvillon takime të shumta me akterë politikë atje.

Së fundmi, Osmani ka njoftuar për një takim me ndihmës sekretaren amerikane Dr. Dafna H. Rand.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me Ndihmës Sekretaren amerikane kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative”, ka shkruar Osmani. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img