Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Ajo tha se Macedoncin dhe Jasharin i ka përgëzuar për angazhimin e institucioneve të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë.
“Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO”, ka shkruar Osmani.
“Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”.