Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë ditës ka pasur një takim javor koordinues për politikën e jashtme.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se në takim morën pjesë kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla.
“Takim javor koordinues për politikën e jashtme me kryetarin Konjufca, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqendruar në njohje”, ka shkruar Osmani.