-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takon kryeministren italiane, diskutojnë për përforcimin e marrëdhënieve dhe rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni me të cilën ka biseduar rreth bashkëpunimit mes dy shteteve.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se si shtet llogarisin në lidershipin e Melonis, për avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

“Në takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, potencova rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e vendit tonë në të gjitha etapat.

Llogarisim në lidershipin e Kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, ka shkruar Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img