6.8 C
Pristina
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

spot_img

Osmani takon Komandantin e KFOR-it: Angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, me të cilin diskutoi për situatën e sigurisë në vend dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Në këtë takim, Presidentja Osmani vlerësoi rolin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë, duke theksuar se një mjedis i qetë dhe i sigurt është vendimtar jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin.

Ajo ritheksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht në një kohë sfidash të ndërlikuara gjeopolitike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img