-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takon Hovenierin, Presidenca jep detaje nga takimi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend e rajon, procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend.

Në njoftim po ashtu thuhet se presidentja Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për të fuqizuar prezencën e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend e rajon, procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend. Presidentja Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për të fuqizuar prezencën e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img