Site icon PrishtinaPress

Osmani takon Hovenierin, flasin për anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ata kanë biseduar për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon, procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për ta fuqizuar më tej pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Exit mobile version