Site icon PrishtinaPress

Osmani takon Hovenierin, diskutojnë për avancimin e partneritetit dhe bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ishte prezente dhe drejtoresha për Evropën jugore dhe qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland.

Sipas komunikatës së presidencës, në takim Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, transmeton Klankosova.tv.

“Në takim, Presidentja Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend, si dhe u fol për format konkrete të avancimit të partneritetit e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version