Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Zvicër, është takuar me homologun e saj nga Kenia, William Ruto.
Këtë e ka bërë të ditur vetë e para e shtetit përmes një postimi në rrjete sociale ku ka postuar edhe disa fotografi.
Në takim, Osmani dhe Ruto diskutuan për avancimin e raporteve mes dy shteteve.
“Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias”, ka shkruar presidentja.