Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Bruksel.
Osmani në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se me ftesë të Komisionerit Johannes Hahn do të diskutojnë për sfidat që e presin Kosovën në integrimin evropian.
” Me ftesë të Komisionerit Johannes Hahn, sot zhvilluam takim në Bruksel për të diskutuar për sfidat që e presin Kosovën dhe reformat e nevojshme për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit tonë”, ka shkruar ajo./Telegrafi/