Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje, Haki Demolli, si dhe anëtarët e Komisionit.
Duke theksuar rëndësinë e Komisionit, e para e vendit u ka uruar sukses në përmbushjen e detyrave të tyre, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.
Kështu bëri të ditur presidenca në llogarinë e saj në Facebook.