Presidentja e Republikës së Kosovës ka treguar se gjatë qëndrimit të saj në Bruksel dje është takuar edhe me ambasadorin e Turqisë në NATO, Zeki Levent Gumrukcu.
Osmani ka thënë se ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Turqisë për të ndihmuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Diskutuam paqen dhe stabilitetin rajonal dhe përpjekjet për të ruajtur arritjet tona të përbashkëta”, ka thënë shefja e shtetit.