Site icon PrishtinaPress

Osmani takon ambasadorin Kosnett, flasin për zhvillimet politike dhe situatën me pandeminë COVID-19

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett me të cilin ka biseduar për çështjet politike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Osmani në një postim në Twitter shkruan se me ambasadorin amerikan kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë edhe çështjet lidhur me zbatimin e ligjit.

“E lumtur t’u rikthehemi takimeve të rregullta (në distancë sociale) me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, pas mbajtjes së tyre në formë online javëve të fundit. Diskutuam për zhvillimet më të fundit rreth coronavirusit dhe zhvillimet politike, çështjet lidhur me zbatimin e ligjit dhe si mund të ndihmojmë të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version