Site icon PrishtinaPress

Osmani takon ambasadorin gjerman, flasin edhe për zbatimin e rregullores së BQK-së

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt dhe që e njeh Euron, si valutën e vetme me të cilën mund të bëhet pagesë, për hapat e institucioneve përkatëse ndërlidhur me planin e tranzicionit, për zbatimin e kësaj rregulloreje.

Në njoftimin e Presidencën, u fol edhe për vizitën produktive dhe të rëndësishme të Ministrit të mbrojtjes të Gjermanisë në Kosovë, me ç’rast u konfirmua përkushtimi i përbashkët për thellim të metejmë të raporteve bilaterale.

“Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend, për përgatitjet për shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, insiston se vendimi nuk ndalon që serbët të mbajnë dinarë, por ato ka thënë se duhet të konvertohen në euro në rast se do të përdoren për pagesa. Sipas Kurtit, BQK-ja po ashtu nuk e ndalon Serbinë që të vazhdojë të ndihmojë serbët.

Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare Henderson.

BQK-ja ka thënë se një praktikë e tillë është e paligjshme, pasi vetëm ajo mund të bëjë eksport dhe import të monedhave dhe kartëmonedhave brenda territorit të Kosovës.

Autoritetet e Kosovës kërkojnë që serbët në Kosovë të hapin llogari në ndonjërën prej bankave komerciale të licencuara.

Shteti serb, më pas, mund t’i nisë fondet në dinarë, por ato me automatizëm konvertohen rrugës në euro.

Exit mobile version