9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takon ambasadoren e Emirateve të Bashkuara, flasin për zhvillimet e fundit e raportet mes dy vendeve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe, Nabila Abdulaziz Al Shamsi, me të cilën folën për zhvillimet e fundit dhe raportet mes dy vendeve.

Osmani tha se Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten partnere e Kosovës dhe mbështetëse e vazhdueshme.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e procesit tashmë të përfunduar të heqjes së vizave për qytetarët e të dy shteteve, si hap përpara drejt thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror”.

“Me ambasadoren Al Shamsi, Presidentja Osmani diskutoi edhe për një sërë çështjesh në fushën e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe çështje tjera me rëndësi të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se Osmani i ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për përkrahjen në shumë fusha, me theks në atë të shëndetësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img