1.6 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takoi Dukën e Madh të Lukseburgut, folën për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Luksemburg është pritur në takim nga Duka i Madh i Luksemburgut, Henri.

Sipas njoftimit, në takim rikonfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe janë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

“Në takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe janë diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale. Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani ka falënderuar Dukën e Madh për mbështetje e vazhdueshme ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë.

“U diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, me ç`rast Presidentja Osmani rikonformoi përkushtimin e Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit. Në takim, Presidentja Osmani i ka bërë ftesë Dukës së Madh të Luksemburgut Henri për një vizitë në Kosovë në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img