2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takohet me shefen e re të UNICEF-it për Kosovë, flasin për përmirësimin e mirëqenies dhe zhvillimin e fëmijëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me shefen e re të UNICEF-it për Kosovë, Veronika Vashchenkon.

Bëhet e ditur se në takim është diskutuar në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimit dhe rëndësinë e përpjekjeve për ta përmirësuar mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve në Kosovë.

Presidentja Osmani potencoi se partneriteti me UNICEF-in, është i rëndësishëm për zbatimin e programeve dhe politikave që mbështesin zhvillimin dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të fëmijëve”.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani vuri në dukje përpjekjet për  qasjen e fëmijëve në arsim cilësor dhe fuqizimin e mirëqenies së tyre”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje, Osmani dhe Vashchenko folën për projekte në përkrahje të edukimit të hershëm të fëmijëve, mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në shëndetin e fëmijëve.

“Presidentja Osmani, ndër të tjera, në këtë takim shtroi nevojën e zbatimit të programeve të fokusuara tek fëmijët dhe promovimi i barazisë gjinore në të gjithë sektorët”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img