0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takohet me senatorë demokratë e republikanë në Forumin e Sigurisë në Kanada 

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax, në një delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan, me senatorë demokratë e republikanë, të kryesuar nga senatorja Jane Shaheen.

Siç raporton Presidenca, në këtë takim, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen bipartizane dhe rolin e jashtëzakonshëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan për mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë si dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare.

Përndryshe, Presidentja Osmani po e përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Në këtë Forum, Presidentja Osmani, do ta ketë një adresim në panelin e nivelit të lartë me temë: Epoka e optimizmit – tani varet nga ne.

Presidentja Osmani, po ashtu, do ta ketë një ligjëratë para studentëve dhe një takim me përfaqësues të mërgatës në Halifax.

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax është ngjarje vjetore, e cila mbledh vendimmarrësit në kërkim të zgjidhjeve që kanë të bëjnë me sferën e sigurisë globale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img