4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Në takim, Osmani dhe Rohde folën për zhvillimet aktuale politike në vend dhe për zhvillimet e sigurisë.

“Presidentja Osmani, ndër të tjera theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili krijon mundësi të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim.

Në këtë kontekst ka falënderuar ambasadorin Rohde për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e votimit në Asamblenë Parlamentare”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje, bëhet e ditur se Osmani e Rohde folën edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Presidentja Osmani, e cilësoi Gjermaninë si aleate strategjike dhe mbështetëse të fuqishme e Kosovës në rrugën euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img