5.3 C
Pristina
Friday, March 21, 2025

Buy now

spot_img

Osmani takohet me Prattipatin, diskutojnë për situatën e sigurisë dhe hapat drejt formimit të qeverisë

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati.

E sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, Osmani dhe Prattipati diskutuan lidhur me  zhvillimet e fundit në vend, situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe hapat përpara drejt formimit të qeverisë.

Në njoftim thuhet se biseda u fokusua edhe në angazhimet konkrete pas vizitave të fundit në Kosovë, përfshirë ato të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, Peter Sorensen, vizitat e përfaqësuesve  ushtarak të SHBA-ve, si dhe vizitën e Presidentit të Letonisë ,Edgars Rinkevics.

“Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përputhje me objektivat e përcaktuara nga Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij. Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati u ndalën veçanërisht te zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe forcimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes. Takimi riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së dhe angazhimin për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve”, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img