Site icon PrishtinaPress

Osmani takohet me ministrin e ri të Mbrojtjes

Presidentja Vjosa Osmani, ditën e djeshme ka pritur në takim ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ajo e uroi ministrin Maqedonci duke i dëshiruar suksese në punë.

‘Presidentja Osmani vlerësoi lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s’, thuhet në njoftimin e presidencës.

Postimi i plotë:

“Presidentja Osmani priti në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup MaqedonciPresidentja Vjosa Osmani ka pritur dje në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Me këtë rast, Presidentja Osmani e uroi ministrin Maqedonci duke i dëshiruar suksese në punë.Presidentja Osmani vlerësoi lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s.Në këtë kontekst, në funksion të përmbushjes së synimeve si shtet, Presidentja Osmani siguroi se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të saj.Nga ana tjetër, ministri Maqedonci e falënderoi Presidenten Osmani për mbështetjen dhe u zotua se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave”

 

Exit mobile version