Site icon PrishtinaPress

Osmani takohet me kryetarin e KQZ-së, flasin për përgatitjet për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin, me të cilin folën për përgatitjet dhe konsultimet që po bëhen për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta.

Bëhet e ditur se Radoniqi e njoftoi Osmanin lidhur me çështjet që sipas KQZ-së është me rëndësi të merren parasysh gjatë vlerësimeve rreth caktimit të datës së zgjedhjeve.

“Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për votimin nga mërgata dhe hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo e drejtë të realizohet siç është përcaktuar në ligjin e ri”.

“Presidentja potencoi rëndësinë që në ditën e zgjedhjeve të bëhen organizimet e nevojshme për qasje të lehtë edhe për personat me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej,  Osmani tha se ka besim që KQZ-ja, si institucion përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura brenda afateve që procesi zgjedhor të realizohet, duke respektuar të drejtat e qytetarëve si dhe standardeve më të larta demokratike.

Exit mobile version